Lajme

KEK-u rikthen në funksion njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

10/29/2026 09:36
nga:Mergim Rreci

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit, pas sanimit të problemeve të evidentuara.

Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është bërë falë angazhimit të ekipeve teknike, të cilat kanë punuar për eliminimin e problemeve dhe normalizimin e funksionimit.

Me këtë rast, KEK-u ka shprehur mirënjohje për stafin rreth angazhimit dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve