Lajme

KEK nxjerr nga prodhimi bllokun A4

10/15/2022 14:48
nga:G B

KEK ka njoftuar se sonte do ta nxjerrë nga funksioni bllokun A4, për shkak të rrjedhave në kaldajë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi për media, KEK ka thënë se rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditor.

Njoftimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kaldajë.

Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditor.

Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022.

Ne lidhje me zhvillimet e reja, do të njoftoheni me kohë.

Gjithë t’mirat,

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete

Korporata Energjetike e Kosovës.