Lajme

KEK e konfirmon se A3 është jashtë funksionit, për bllokun A5 s’tregojnë

12/08/2025 13:52
nga:G B

Pasi u raportua se dy blloqe të termocentralit “Kosova A”, konkretisht A3 dhe A5, të cilat ndodhen jashtë funksionit, Korporata Energjetike e Kosovës është deklaruar lidhur me bllokun e A3, pa përmendur këtë të dytin.

Sipas KEK-ut, aktualisht janë duke operuar njësia A4 e “Kosova A” si dhe njësitë B1 dhe B2 të “Kosova B”, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh.

Korporata sqaron se njësia A3 ka qenë në remont që nga 31 tetori dhe se pas tentimit të ristartimit është vlerësuar se duhen ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.

“Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, thuhet në përgjigjjen e zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucolli për Klankosova.