Lajme

KEK: Aktualisht po prodhohen rreth 400 MW/h energji elektrike përmes B1 dhe A5

06/24/2025 14:11
nga:G B

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar rreth 400 MW/h energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5.

Sipas kësaj kompanie, në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MWh, nga 9856 MËh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), “që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese”.

Mes tjerash, kjo kompani thekson se janë duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer në operim edhe një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”, gjatë ditëve në vijim.