Showtime

Kejvina nuk donte! Këngëtarja serbe i zbulon të dashurin ish-velinës (pamjet)

07/31/2021 10:12
nga:Gazeta Blic

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka bërë disa ditë pushime në Bodrum të Turqisë. Relaksi në destinacionin e bukur nuk zgjati shumë për shkak se u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi.

E si pasojë të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëruar ndonjë situate tragjike.

Ndërkohë në hotelin ku qëndronte Kejvina ka qenë edhe këngëtarja serbe, Jelena Karleusa. Kjo e fundit i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohës të informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.

Jelena ka publikuar një video ku bukuroshja shqiptare shfaqet duke qarë e shqetëusar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.