Showtime

Kejvina me poza super ‘hot’ në bikini, pjesë e videoklipit të dy artistëve të njohur

05/25/2022 08:34
nga:G C

Dy artistët, Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik “Majk” dhe Bardhyl Idrizi i njohur si “Bardhi” janë bërë së bashku për të sjell bashkëpunimin e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët, të cilët kanë shpërndarë në rrjetin social “Instagram” disa momente nga xhirimet, ku vëmendjen më të madhe e mori modelja, Kejvina Kthella.

E veshur me të bardha, bukuroshja ka ekspozuar linjat perfekte dhe ka bërë kuriozë të gjithë fansat për të parë videoklipin.