Showtime

Keisi pranon dashurinë për Lorencin dhe zbulon sekretin

03/29/2023 22:31
nga:G B

Një nga sekretet që duhet të gjenin banorët ishte për dikë që kishte shkruar se ishte dashuruar me një nga banorët e Big Brother. Keisi ka zbuluar sot se ky sekret i përket asaj.

Teksa fliste me Lorencin, në prani të Nitës dhe Fotinisë, Keisi tha se ishte zhgënjyer që nuk ia kanë gjetur sekretin.

Keisi: Më zhgënjyet që nuk e gjetët sekretin tim

Lorenci: Kush është sekreti jot? Ke dash me vra veten kur u ndamë bashkë?

Keisi: Kam qenë e dashuruar

Lorenci: Me dikë në Big Brother?

Keisi: Po, por nuk tregoj më shumë

Lorenci: Me kë? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë!

Pas këtij momenti Lorenci i dha një përqafim Keisit.

Keisi pranon dashurinë për Lorencin dhe zbulon sekretin