Lajme

KEDS: Nuk kemi të bëjmë asgjë me diegien në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren

06/16/2021 14:54
nga:N M

KEDS sqaron që nuk ka të bëjë asgjë me rastin e diegies që ka ndodhur në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren.

Përmes një njoftimi për media zyrtar të KEDS thonë se diegia ka ndodhur në instalime të brendshme të objektit të cilat nuk janë në kompetencë të KEDS-it.

“Kompania ka dërguar menjëherë një ekip për evitimin e secilit rrezik eventual. Ndërsa, për detaje shtesë ju lutem të kontaktoni Komunën e Prizrenit”. thuhet emsa tjerash në njoftim.

U përurua para katër ditësh, Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë përfshihet nga zjarri