Lajme

KEDS-i zë një restorant në Prishtinë duke vjedhur mbi 14 mijë euro rrymë

01/27/2025 16:13
nga:N K

KEDS njofton se gjatë kontrollit një pronar i një biznesi në Prishtinë kishte keqpërdorur energjinë elektrike, shkruan GazetaBlic.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në restorant kanë kapur tre krima për ngrohje, një kaldajë, apart për kafe, si dhe pajisje të tjera.

Lidhur me këtë, 14,348.79 euro është bilanci i dëmit që ky konsumator ia ka shkaktuar KEDS-it, e që tash duhet t’ia paguajë në kuadër të Rikthimit të Humbjeve.

Njoftimi i plotë:

Pronari i një restoranti në Prishtinë kishte vendosur ta thyejë ligjin dhe etikën e punës. Myshterinjtë kishte vendosur t’i ngrohë pa para. E kafenë dhe disa shërbime të tjera t’ua shërbejë me para, por duke e vjedhur rrymën.

⚡️ Ekipet e kontrollit e kapën atë duke vjedhur rrymë, ku kishte lidhur në të zezën:

👉 3 klima për ngrohje

👉 1 kaldajë

👉 Aparatin për kafe ☕️

👉 Dhe disa pajisje të tjera që harxhojnë bajagi, por pa pare!

14,348.79 euro është bilanci i dëmit që ky konsumator ia ka shkaktuar KEDS-it, e që tash duhet t’ia paguajë në kuadër të Rikthimit të Humbjeve.

Ju nuk duhet të frikësoheni për faturën mujore, sepse, tekefundit paguani aq sa shpenzoni, por frikësohuni kur ta vidhni rrymën, sepse pasojat e hajnisë së saj janë tepër të mëdha.

ZERO tolerancë ndaj keqpërdorimit të energjisë elektrike!

Vjedhja e rrymës t’len pa rrymë!