KEDS-i ka reaguar ndaj një deklarate të kandidatit të LDK-së për deputet, Besim Mulaj që ky i fundit e ka dhënë për Gazeta Blic.
Në reagimin e KEDS-it ndër të tjera thuhet se “mbetemi të përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”.
Reagimi i plotë i KEDS-it:
KEDS ka aplikuar në projektet e MCC në përputhje me thirrjet dhe udhëzimet përkatëse, mirëpo procesi është ndikuar nga çështje që lidhen me Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të projektit për Battery Storage të miratuar nga Millennium Challenge Corporation (MCC).
Gjatë këtij procesi, Fondacioni Qatar ka hasur në sfida të natyrës operacionale, për shkak të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me fondin dhe komunën përkatëse. Si rezultat, komuna i është drejtuar KEDS-it me kërkesë për mbështetje në përgatitjen e dokumentacionit teknik të projekteve, si dhe në aspekte të tjera të ndërlidhura me operimin.
KEDS mbetet e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, duke vepruar në përputhje të plotë me kornizën rregullatore në fuqi. Çdo planifikim i investimeve të ardhshme realizohet vetëm pas marrjes së miratimeve përkatëse, pasi planet investive janë të rregulluara dhe miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Këtu ndërkaq e gjeni deklaratën e Besim Mulajt, dhënë për Gazeta Blic ndaj të cilit ja reaguar KEDS-i:
https://www.facebook.com/


