Lajme

Kearns në Prishtinë për 18 vjetorin e pavarësisë: Aleatët t’i qëndrojnë afër Kosovës, ambiciet imperialiste po rreizkojnë Ballkanin

02/17/2026 16:39
nga:Genita C

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se është një kënaqësi e madhe që të jetë në Kosovë për të festuar 18 vjetorin e pavarësisë.

Ajo ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të qëndrojnë afër në mbrojtje të vetëvendosjes, paqes dhe sigurisë së përbashkët.

Kearns ka thënë se s’mund të qëndrohet duarkryq derisa ka synime imperaliste që kërcënojnë gjithë Ballkanin.