Lajme

Kearns i bën thirrje BE-së që t’i largojë masat ndaj Kosovës

10/29/2023 14:14
nga:G B

Deputetja britanike, Alicia Kears, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian që t’i largon masat ndaj Kosovës.

Kearns ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Von der Leyen”, shkroi Kearns në platformën X.