Sporti

Keane vlerëson Ronaldon: Është gjeni

06/28/2021 16:17
nga:Lorik J

Pavarësisht nga eliminimi i Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos kundër Belgjikës, Roy Keane ka vetëm fjalë të mira për të thënë për ish-bashkëlojtarin.

Irlandezi, duke folur për ITV, vlerësoi kampionin e Juventusit duke thënë se është një lojtar i mrekullueshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë. Ai nuk di vetëm si të shënojë, inteligjenca e tij është madhështore, mënyra se si luan, por ai ka një dashakeqësi dhe arrogancë që janë të domosdoshme në lojtarët e mëdhenj. Truri dhe inteligjenca, mënyra se si ai luajti në vende të ndryshme, mënyra se si ai gjithmonë kujdesej për veten jashtë fushës… Unë nuk mund ta lavdëroj mjaftueshëm, ai është një gjeni absolut, më pëlqen ta shikoj”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport