Lajme

“Ke te drejtë 100% Gjeneral”, ambasadori gjerman mbështet shefin e EULEX-it për tokën e Manastirit të Deçanit

02/29/2024 00:13
nga:Gazeta Blic

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është pajtuar me deklaratën e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, rreth Manastirit të Deçanit duke thënë se pajtohet 100%

Giovanni Pietro Barbano, ka bërë një koment rreth çështjes së pronësisë së Manastirit të Deçanit. Për këtë ai ka shkruar se “vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit”.

“Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”, ka thënë ai.

Edhe ambasadori gjerman kërkon që Kosova t’ia mundësojë manastriti këtë.

“Gjenerali Barbano ka 100% të drejtë. Të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës: Vetëm bëjeni”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën “X”.