Lajme

Kë doni me propozu të dielën? Përgjigja e Kurtit duke qeshur: E merrni vesh të dielën

08/22/2025 12:57
nga:N K

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar shkurt për media, pasi që është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të kuvendit në seancën e së dielës.

Kurti duke qeshur tha ‘’ e merrni vesh të dielën’’.

Ndryshe gjatë seancave që janë zhvilluar këto dy ditë pas aktgjykimit të Kushtetueses, VV-ja ka propozuar tre emra për kryetar të Kuvendit. Atë të Albulena Haxhiut, dhe dy kandidatë të rinj, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin.