Lajme

Ke dështu ministër Arben!

12/11/2023 10:23
nga:Enlirat K. Duraku

Shkruan: Enlirat K. Duraku

Ke dështu ministër Arben,

Sepse doktor nuk mund të të quaj më, ndërsa reagimi dhe kritika nuk është personale, mirëpo pozicionale.

Kjo video shpjegon më së miri besimin dhe bindjen time pas rikthimit tuaj.

Mirëpo na ke gënjy të gjithëve, neve profesionistëve dhe qytetarët.

1. Barna nuk ka
2. Listat e pritjes të gjata, jo vetëm për intervenime, mirëpo edhe për një vizitë të thjeshtë në ambulanca specialistike,
3. Infermierët po të largohen, sepse i ke gënjy me premtime të rreme dhe me vetëm praninë tuaj në organizime koti, pa rezultate,
4. Anesteziolog nuk ke mjaftueshëm,
5. Drejtorët po të dorëhiqen për shkak të dostave tuaj të cilët po i ke vendosur në krye të institicioneve,
6. Po të dorëhiqen komplet stafet menaxhuese nga spitalet rajonale,
7. Përgjegjësit për skandalet si në QKUK poashtu edhe në spitale rajonale nuk u ke kërkuar llogari, mirëpo je mjaftu me vetëm një postim të tyre në media sa për syfaqësi,
8. Ndërrimi i infermierit paguhet 22€, ndërsa kujdestaria e mjekëve deri në 288€ brenda 24h, afërsisht gjysma e pagës mujore të infermierit,
9. Konkurset për infermier po manipulohet para syve tuaj, ndërsa ti gënjen në media që nuk ke informacion edhe pse argumentet i ke në emailin zyrtar të MSH, por edhe në të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare,
10. Specialistët, specializantët dhe infermierët po ikun nga Kosova apo edhe në sistemin privat,
11. Department të infermierisë nuk ka.

Nuk e di se si mundesh me fjetë natën ?!

Kjo më impresionon !

E ti ministër Arben,

“Lyj” sa të mundesh klinika me polikolor, sepse të tjetat janë në rregull.

P.S. Kqyr fol me dostin tënd që të merrë masa ndaj meje për këto të vërteta, sikurse Agreta e famshme e Bordit të kaluar. Tani e ke më lehtë sepse e ke edhe një dost të fortë në krye të Bordit të SHSKUK-së.

(Autori është Infermier / Anëtar i Kuvendit
Oda e Infermierëve të Kosovës)