Lajme

Këputet lifti që bart material ndërtimor në Mitrovicë, dyshohet se e zuri një punëtor

06/24/2021 13:01
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.

Një punëtor ka marrë plagë të rënda, shkruan Jepi zë.

Sipas tyre, ambulanca e ka marrë nga vendi i ngjarjes, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

Dëshmitarët thonë se ka marrë goditje në kokë dhe ka pasur gjakderdhje. Mësohet se është këputur vinçi që po barte materiale ndërtimore./ Gazeta Blic