Sporti

Milan – Venezia, formacionet e mundshme – Dy mungesa të mëdha tek “Rossonerët”

09/22/2021 10:13
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet e tjera të xhiros së pestë në Serie A.

Në fushë do të zbresin Milani dhe Juventus, me të dyja skuadrat që vijnë nga një ndeshje të luajtur mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus luan në ora 18:30 ndaj Spezias, me “Biankonerët” që kërkojnë fitoren e parë në Serie A.

Në anën tjetër, Milani e pret Venezian në “San Siro”. “Rossonerët” po tregojnë paraqitje shumë pozitive në ndeshjet e para të kampionatit dhe do të synojnë që edhe sonte të vazhdojnë me fitore.
F
ikayo Tomori dhe Franck Kessié do të pushojnë kundër Venezias, kështu që Matteo Gabbia dhe Ismael Bennacer fillojnë përskuadrën kuq e zi.
Këto janë formacionet e mundshme.

Milan: Maignan; Kalulu, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Florenzi, Brahim, Leao; Rebic.

Venezia: Maenpaa; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Peretz, Vacca, Busio; Aramu, Henry, Johnsen.

/GazetaBlic Sport/