Lajme

KDI: Zhvillimet e fundit në dialog po karakterizohen nga mungesë e theksuar e transparencës

10/20/2022 16:48
nga:Y I

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media kanë theksuar se dinamikat e reja në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi po shoqërohen me mungesë transparence nga institucionet në vend.

Nga KDI theksohet se është mirpritur ftesa e Kurti për dialog me partitë opozitare por bëjnë të ditur se kjo nuk duhet t’i zëvendësojnë obligimet kushtuese e ligjore të Qeverisë për të raportuar në Kuvend dhe për të informuar publikun.

KDI në komunikatën e saj kërkon nga Qeveria që të mbajë një seancë parlamentare për zhvillimet në dialog dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre.

“Prandaj, KDI kërkon nga Qeveria që në kuadër të kompetencave të saj, të kërkojë mbajtjen e një seance parlamentare ku do të trajtoheshin detajisht zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, si dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre. Në të kundërtën, Kuvendi duhet që të ushtrojë funksionin mbikëqyrës me vetiniciativë, duke e ftuar Kryeministrin në raportim” thuhet në njoftimin e KDI raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: