Lajme

KDI tregon tri mënyrat se si vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

03/27/2024 13:30
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar tri mënyrat se si vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Cakolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me shpërbërjen e Kuvendit, automatikisht vendi shkon në zgjedhje.

Por, siç thotë Cakolli me mocionin e mosbesimi dhe votëbesimit, vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje, por është presidentja që duhet ta vërtetojë dështimin.

“Opsioni i parë dhe në fakt më i zakonshmi është ai i mocionit të mos-besimit që niset nga 1/3 e deputeve, mocion që i duhen votat të paktën e 61 deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë.

Opsioni i dytë është ai i votëbesimit i cili inicohet nga ana e kryeministrit, i cili dështon përkrahjen në Kuvend dhe pamundësia për t’i siguruar 61 vota për, nënkupton shkarkim automatik të Qeverisë.

Opsioni i tretë është shpërbërja e Kuvendit me iniciativë të deputetëve që bëhet përmes thirrjes të një seance të jashtëzakonshme dhe pas një paraqitjeje të mocionit për shpërndarjen e Kuvendit, i cili duhet të ketë votat e të paktën 80 deputetëve.

Derisa me shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, në dy opsionet e tjera, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje, por mbetet që presidentja të vërtetojë nëse mund të formohet një shumicë e re parlamentare.” /GazetaBlic/

Bedri Hamza pritet të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër

“Për 3 muaj u shuan 400 biznese” – Deputeti i VV’së: Lajm i keq për vendin