Transparometrit Komunal i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ka nxjerrë Mitrovicën si komunën më transparente nga komunat e mëdha.
Ndryshe para saj në ranglistën e plotë janë vetëm Rahoveci dhe Lipjani.
Mitrovica ka mbledhur 81 pikë nga totali prej 100 sosh, që në përqindje e nxjerr si 91.05% të përmbushjes së transparencës.
Në postimin e të parit të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë që ata janë të përkushtuar ta ngrisin edhe më shumë nivelin e transparencës.
Postimi i Agim Bahtirit:
Mitrovica në TOP komunat për Transparencë Transparometrit Komunal na nxjerrë komunën e tretë në nivel të Kosovës për transparencë, teksa prej komunave të mëdha, jemi të PARËT.
Jemi të përkushtuar që transparencën ta vazhdojmë dhe ta avancojmë përpara edhe në mandatin e ri të udhëheqjes së Mitrovicës. Në programin tonë zgjedhor ne kemi paraparë transparencën e dokumenteve planifikuese e zhvillore dhe hapja e tenderëve do të bëhet në sytë e qytetarëve.