Lajme

KDI mirëpret ftesën e Presidentes Osmani për takime konsultative me partitë politike

05/12/2025 16:24
nga:Genita C

KDI ka mirëpritur ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për takime konsultative me partitë politike më 15 maj, duke e vlerësuar si një hap të duhur për zhbllokimin e ngërçit aktual dhe garantimin e funksionimit kushtetues të institucionevem, raporton GazetaBlic.

KDI thekson se ka kërkuar një iniciativë të tillë më shumë se dy javë më parë, duke paralajmëruar se seancat e Kuvendit pa marrëveshje politike janë duke dëmtuar dhe penguar konstituimin e institucioneve.

Në këtë moment kritik, KDI inkurajon partitë politike të marrin pjesë në takime dhe të angazhohen konkretisht për zgjidhjen e krizës.