Lajme

KDI kundërshton ashpër projektligjin për reformën zgjedhore

05/22/2023 14:59
nga:N M

Instituti Demokratik i Kosovës ka dal me qëndrim të prerë se është kundër ligjit të ri të reformës zgjedhore, raporton Gazeta Blic.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media, ku pikat e projektligjit të ri për zgjedhjet do të kundërshtohen nesër gjatë një konferencë për media

“(KDI) mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet lidhur me Reformën Zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc. Konferenca do të mbahet nesër më 23 maj 2023 (e martë) me fillim nga ora 10:00, ne zyrat e KDI-se (Rruga Bajram Kelmendi, 239), Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gazeta Blic në një seri shkrimesh ka publikuar detaje të këtij projektligji ku ndër të tjera është prezantuar edhe rritja e kandidatëve për deputetë nga 5 në 10.

Gjatë ditës Blic ka raportuar se kryeministri i Kosovës ka marrë vendim në njërën nga mbledhje te Qeverisë që projektligji të niset në kuvend.
Por aty shihet një detaje që sipas Qeverisë ligji I ri për reformën zgjedhore nuk do të ketë kosto buxhetore.

Pavarësisht kësaj në atë çfarë ka raportuar Gazeta Blic vërehen në disa pika se projektligji si i tillë do të ketë kosto buxhetore.

“Reforma zgjedhore” – Albin Kurti e rrezikon seriozisht nismën, nuk ndan asnjë cent për ligjin e ri

Ekskluzive / Reforma Zgjedhore – Shtohet numri i kandidatëve për deputetë që mund të votohen për Kuvend, nga 5 në 10 kandidatë

Reforma Zgjedhore – Ndryshon vendi për numërimin e votave për deputetë dhe asambleistë, do të bëhet nëpër palestra sportive të komunave