Klubi i Trepçës ka njoftuar se ndeshja e tyre ndaj Caledonia Gladiators në FIBA Europe Cup e planifikuar pas dy ditësh është shtyer.
Arseyja që ky duel është shtyer është absurd, teksa klubi mitrovicas njofton se shkaku i vonesave nga administrata ende nuk kanë marrë viza, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i KB Trepçës:
“Ndeshja e xhiros së VI ne kuadër të grupit H në mes të Caledonia Gladiators dhe Trepca e planifikuar të zhvillohet me datë 13.11.2024 është shtyer për një datë tjetër si pasojë e vonesave administrative në procesim të vizave hyrëse për Britani të Madhe”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport