Sporti

KB Trepça: Mbi 1 mijë tifozë do të jenë në përkrahje tonë nesër në finale

02/16/2024 19:18
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e madhe në Kupën e Kosovës në basketboll.

Trepça e eliminoi Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, kurse Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 17:00, me atmosferën që pritet e jashtëzakonshme edhe në tribuna.

Skuadra e Trepçës ka njoftuar para pak minutave se ka shitur mbi 1 mijë bileta sa kishte në dispozicion për këtë takim.

“Mbi 1000 bileta janë të shitura në qytetin tonë për finalen e Kupës së Kosovës që e zhvillojmë të shtunën prej orës 17:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Përballemi me Sigal Prishtinën, ndërsa synojmë fitoren”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

/GazetaBlic Sport/