KB Trepça ka fituar ndeshjen ndaj KB Bashkimit në xhiron e dytë të Superligës në basketboll.
Klubi mitrovicas ka shënuar fitore ndaj KB Bashkimi me rezultatin 75-68, shkruan GazetaBlic Sport.
Erjon Kastrati ishte basketbollisti më efikas në ndeshje me 20 pikë të shënuara.
KB Trepça tani shkon në dy fitore pas dy ndeshjeve të para, teksa Bashkimi ka një fitore dhe një humbje.
/GazetaBlic Sport


