Sporti

KB Prishtina pëson edhe nga Golden Eagle Ylli, shkëlqen Alonzo Verge

03/10/2024 20:15
nga:E K

Skuadra e Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të madhe ndaj KB Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi nga Suhareka arriti fitore 103 me 95 ndaj klubit kryeqytetas në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “13 Qershori”.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Alonzo Verge me 37 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Kurse te Prishtina më miri ishte Diamond Stone me 28 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime