Skuadra e KB Prishtinës është përshëndetur me tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Përmes rrjeteve sociale, klubi kryeqytetas ka njoftuar largimin e tre basketbollistëve, si: Henrik Sirko, Rashad Williams dhe Eliot Peci.
“I falenderojmë për kontributin e dhënë basketbollistët Henrik Širko, Rashad Williams dhe Eliot Peci! Ju urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit