Sporti

KB Prishtina fantastike, fiton me rezultat bindës në Estoni ndaj Siauliai

01/24/2023 16:43
nga:Lorik J

KB Prishtina ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Siauliai.

Ekipi kosovar ishte në super formë sot në ndeshjen e European North Basketball League,ku fitoi ndaj ekipit lituanez, Siauliai – përcjell GazetaBlic Sport.

KB Prishtina ka fituar sot ndaj Siauliai me rezultatin 67-91.

Dustin Thomas ishte lojtari më i mirë në parket me 21 pikë të realizuara.

Prishtina ishte bindëse në këtë duel dhe e mori fitoren me shumë meritë, teksa shkon në 7 pikë në grupin A.

/GazetaBlic Sport