Sporti

KB Prishtina bëhet me trajneri të ri, zyrtarizon lituanezin Urbonas

06/23/2023 14:41
nga:E K

Klubi i Basketbollit Prishtina ka emëruar kryetrajnerin e ri, lituanezin Zydrunas Urbonas.

Lajmin e ka konfirmuar klubi më i trofeshëm i basketbollit në Kosovë përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Prishtinës.

Urbonas ka karrierë të bujshme në kampionatin elitar lituanez me ekipin e Juventus Utena.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Blerand Stavileci u zgjedh kryetar i klubit të Prishtinës për katër vitet e ardhshme.