Sporti

KB Peja suspendon lojtarin, Henrik Sirko, ja arsyeja

11/01/2021 13:44
nga:E K

Skuadra e Pejës e ka suspenduar basketbollistin Henrik Sirko për sjellje jo sportive në ndeshjen ndaj Yllit në Suharekë.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbrëmë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë. Klubi jonë është i detyruar të marr një vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferën e ekipit”, thuhet në njoftimin e KB Peja.