Skuadra e Pejës do të luajë në finale me KB Trepçën.
Peja eliminoi Yllin në gjysmëfinale, teksa KB Trepça mposhti Prishtinën, për t’u kualifikuar në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll tashmë do takohen Peja dhe Trepça.
Skuadra e Pejës para pak minutash ka publikuar një status në rrjetin social, Facebook, ku pyet tifozët: A jeni gati?
Normalisht se dy skuadrat kanë objektiv titullin kampion dhe na pret seri mjaft interesante.
/GazetaBlic Sport


