Sporti

KB Peja mposht Yllin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Play Offit

04/17/2025 20:55
nga:Lorik J

KB Peja është kualifikuar në “Final Four”, pasi ka mposhtur Golden Eagle Yllin në çerekfinale pas tri ndeshjeve. Në tërësi, Peja fitoi dy takimet në Therandë, e Ylli fitoi në Pejë.

Ndeshja e sotme i takoi pejanëve, që fituan me rezultatin 79-84, për t’u kualifikuar tutje në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Më i dalluari sonte në parket ishte Townes i Pejës me 25 pikë.

Tani, në gjysmëfinale Peja takohet me Bashkimin.

/GazetaBlic Sport