Klubi Basketbollistik Peja do të ballafaqohet me Bakken Bears nga Danimarka, në garën për kualifikim në Champions League.
Në shortin e hedhur pak minuta më parë në Zvicër, Peja mësoi vetëm kundërshtarin e parë në rrugëtimin e saj kualifikues.
Meqë u rëndit në grupin e ekipeve që nuk kanë marrë pjesë më parë në këtë ligë, Shqiponjat do të kalojnë në disa faza vendimtare që përcaktojnë pastaj ekipin që do të garojë në sezonin e rregullt të Champions League.
Bakën Bears në anën tjetër, është ekipi më i trofeshëm në Danimarkë.