Lajme

“Katrahurë” në QKMF-në e Malishevës: Tenda e rrëzuar e mbeturina në çdo cep të oborrit

09/18/2021 14:32
nga:M K

Situata aktuale me COVID-19 në Kosovë ka bërë që spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare të jenë kryeqendrat e vizitave nga persona të cilët në numër shtesë po kanë komplikime shëndetësore.

Pavarësisht kësaj, disa nga QKMF-të, nuk po kujdesen aspak në mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë brenda dhe jashtë objektit.

Një situatë e tillë shihet edhe në QKMF-në e Malishevës. Aty mbeturinat kanë mbuluar pjesën më të madhe të hapësirës teksa vihet re edhe një mungesë rregulli në oborrin e saj.

Madje, një tendë që me gjasë ishte vendosur si hapësirë shtesë për trajtimin e të infektuarve, qëndron aty e rrëzuar tash e disa kohë.

Për këtë situatë, lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë: