Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar për katër vjedhje të rënda që kanë ndodhur në territorin e Kosovës.
Vjedhjet kanë ndodhur në Hajvali, Leposaviq, Rahovec, Pejë.
Në këto lokacione sipas policisë, janë vjedhur kryesisht vetura, 100 litra alkool dhe një reflektor dhe para.
Raporti i vjedhjeve të rënda gjatë 24 orëve të fundit:
Fsh. Vitanovice, Leposaviq NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është thyer dera e shtëpisë së tij në të cilën jeton nëna e tij. Sipas ankuesit janë thyer edhe dy shtëpi te vjetra nga person-a të panjohur deri më tani. Sipas ankuesit në njërën shtëpi janë vjedhur rreth 500€ dhe në tjetrën shtëpi janë vjedhur rreth 55. 000 dinar. Rasti nën hetime.
Rr. Tafil Zyberaj, Rahovec 01.06.2022 – 23:00. Me 03.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer vjedhje 100 litra alkool dhe një reflektor nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 07.05.2022 – 17:30. Me 03.06.2022 lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa raste të vjedhjes. Me vendim të prokurorit për të mitur dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Magjistralja Prishtinë-Gjilan-Fshati Hajvali 02-03.06.2022 – 23:50-17:30. Nga persona të pa njohur është vjedhur vetura pronë e viktimës mashkull kosovar. Rasti nën hetime.


