Lajme

Katër vite nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

1 vitë më parë
nga:N K

Sot janë bërë katër vite nga vdekja e Nexhmije Pagarushës.

Ajo vdiq në moshën 86-vjeçare më 7 shkurt të vitit 2020.

Këngëtarja e ndjerë nga Kosova pati përmbyllur karrierën e saj si artiste gjatë një koncerti në Sarajevë në vitin 1984.

Megjithatë, Bilbili i Kosovës, u rikthye në skenë pas 16 vjetësh për të kënduar këngën “Për ty”.

Nexhmije Pagarusha përpos muzikës ishte edhe një aktore e suksesshme.