Sot rreth orës 03:00, është raportuar se në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Blic.
Policia e Kosovës njofton Gazeta Blic, se dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie. /GazetaBlic/


