Lajme

Katër ushtarë të IDF-së janë plagosur në një shpërthim në kufirin Liban-Izrael

04/15/2024 12:59
nga:G B

Katër ushtarë të IDF kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në kufirin Liban-Izrael, raporton Times of Israel, duke cituar ushtrinë izraelite.

Ushtria ka thënë se incidenti ka ndodhur gjatë aktivitetit operativ i cili sipas tyre, ka ndodhur natën.

Është bërë e ditur se njëri nga ushtarët është i plagosur rëndë, ndërkaq shkaku i shpërthimit është ende nën hetim.