Lajme

Katër të vdekur dhe një i lënduar nga një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot

03/06/2022 12:48
nga:Gazeta Blic

Katër persona kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Në mesin e të vdekurve janë dy shoferë të veturave dhe dy pasagjerë. Po ashtu, është lënduar edhe një grua e cila ndodhej në njërën prej makinave.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.