Një aksidenti ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”, ku si pasojë kanë mbetur katër persona të lënduar.
Këtë e konformoi për GazetaBlic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.