Lajme

Katër të lënduar nga një aksident në Mitrovicë të Jugut

04/02/2023 09:17
nga:G B

Katër persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në fshatin Shupkovc në Mitrovicë të Jugut.

Përveç dëmeve materiale, një burrë dhe tri gra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, njofton policia.