Lajme

Katër të lënduar nga aksidenti në Strellc të Deçanit

03/13/2025 18:49
nga:G B

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Strellc të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc të Decanit. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ku dy vetura janë përfshirë në aksident”.

“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.

Ai tutje tha se për të kuptuar rrethanat, në vend të ngjarjes ka dalë njësiti kompetent.