Lajme

Katër të lënduar në një përleshje në Prishtinë

10/03/2024 18:50
nga:G C

Në një përleshje që ka ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, katër persona kanë marrë lëndime, njëri prej tyre nga therja me thikë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me rastin tre persona janë arrestuar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën ‘Agim Deva’ në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona.

Ahmeti tha se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.