Lajme

Katër të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

12/03/2022 20:40
nga:Y I

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Bresje në Fushë Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mes tri vetura në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, rreth orës 16:45.

Lajmine ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”- ka njoftuar Krasniqi për “Gazeta Blic”

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet për disa vetura të përfshira