Lajme

Katër të arrestuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

08/19/2024 12:34
nga:G B

Katër persona në raste të ndara, janë arrestuar në 24 orët e fundit në Prishtinë, për veprën penale, armëmbajtje pa leje.

Një rast sipas policisë raportohet të ketë ndodhur në rruëgën Shemsi Mramori, ku dy kosovarë, dyshohet të kishin shtënë me armë zjarri në një aheng, me ç’rast, si pasojë kanë përfunduar të arrestuar.

”Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 8 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Tjetri rast përmendet të ketë ndodhur  në rrugën Taulantia, ku dyshohet se një person, ka ekspozuar armë, dhe pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar se ka urdhër arrest aktiv.

”Dyshohet që i njëjti ka ekspozuar një armë, gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë. I dyshuari pasi intervistimit dhe verifikimit ka rezultuar se ka urdhër arrest aktiv të gjykatës për të cilin njësia policore ka vazhduar sipas procedurave paraprake”.

Dhe një arrestim tjetër sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Graçanicë ku të dyshuarit në fshatin Çagllavicë gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.