Lajme

Katër spitale të përgjithshme s’kanë pacientë me COVID-19

12/29/2021 09:44
nga:Y I

Në katër spitale të përgjithshme nuk ka më pacientë të shtrirë me COVID-19.

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me koronavirus.

Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë SHSKUK-në të shtrirë janë tetë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

“Njeri i urtë e punëtor”- Postimi prekës i fqinjit të të moshuarit që mbeti mbrëmë i vdekur nga grabitja në Mitrovicë