Policia e Kosovës ka sekuestruar 41 pako me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton GazetaBlic.
I dyshuari është shtetas bullgar, i cili synonte përmes Kosovës t’i kontrabandojë në Londër.
Policia thekson se përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare.
“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e Londrës”, thuhet në njoftim.
Në të gjitha këto raste, Policia së bashku me Doganën ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme.
“Në këto katër raste Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme, kryesisht të llojeve të shtrenjta”, thuhet tutje.