Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit policorë, dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një në rajonin e Prizrenit, si dhe një në rajonin e Mitrovicës.
Në rastin e parë, i dyshuari kishte kanosur dy viktima, më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 22.01.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, në rastin e ndodhur në Fushë Kosovë, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë, ku më pas viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari është në kërkim policor.
“Fushë Kosovë / 22.01.2025 – 04:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.”, thuhet tutje në raport.
E në Dragash, një burrë ka rrahur gruan e tij, që më pas viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar.
“Dragash / 22.01.2025 – 14:00. Dyshohet se viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, bëhet e ditur nga raporti policorë.
Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar një person, i cili në gjendje të dehur e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij.
Dyshohet se ai ndaj saj ushtron dhunë psikike edhe kur nuk është nën ndikim të alkoolit, si dhe viktima së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore.
“Vushtrri / 22.01.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k i cili në gjendje të dehur e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij, viktimën f/k. Dyshohet se ai ndaj saj ushtron dhunë psikike edhe kur nuk është nën ndikim të alkoolit. Viktima së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin e PK-së.