Lajme

Katër raste të dhunës në familje, në tri prej tyre viktima gratë

11/10/2024 09:41
nga:G B

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Blic.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se 2 nga 4 rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Gjakovë.

Në Prishtinë sipas raportit, një grua ka qenë viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj, si pasojë e së cilës ajo ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Pas një mosmarrëveshje dyshohet se viktima/f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti tjetër në Prishtinë ka të bëjë me atë që një person e ka lajmëruar djalin e tij në Polici, për dëmet që i ka shkaktuar.

“Është raportuar se ankuesi m/k pas një mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka thyer telefonit dhe ka dëmtuar një orman dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

E, në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi ka kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë raporti.

Ndërsa, në Gjakovë burri në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Blic/